Do të kishte dashur që këto suksese të mos përfundonin kurrë. As periudha e tij në stolin e Skënderbeut, ndonëse e dinte se ekzistonte rreziku që gjithçka të shkatërrohej. Ilir Daja mbajti me shpresë deri në fund veten dhe tifozët, ndërsa thoshte kështu në maj të këtij viti.
Ilir Daja, trajner i Flamurtarit: “Kemi folur për rinovimin, mbetet vetëm firma mbi kontratë. Gjë zytare nuk është ndonjë gjë e rëndësishmë.”
E keqja, gjithsesi ndodhi, dhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë e përjashtoi Skënderbeun nga Europa, dhe për Dajën ngjarjen ndoqën njëra-tjetrën si në një efekt domino. U largua nga Korça dhe pa humbur kohë u prezantua në Vlorë, si trajner i Flamurtarit. Kaluan javët dhe e pashmangshmja erdhi, përballja me ekipin me të cilin fitoi gjithçka në Shqipëri, dhe vendosi rekorde në Europë. Si e gjykon Daja sfidën e Superligës në Vlorë?
“Skënderbeu vjen si favorit në këtë ndeshje sepse vjen si ekipi kampion, ka një ekip të konsoliduar. Ka bërë disa ndryshimë por edhe lojtarët e rinj kanë qenë pjesë e Skënderbeut të vjetshëm. Nuk e them këtë për nga cilësia që posedon ekipi i Skënderbeut, por nga mendësia që ka si një ekip që vazhdon rrugëtimin prej disa kohësh.”
Mos do të thotë kjo se tifozët nuk duhet të shpresojnë?
“Nuk do na justifikojë asgjë, do të futemi në ndeshje maksimalisht për këto elemëntë që unë përmenda sipër, por më shumë do të respektojmë veten tonë.”
Skënderbeun, ndërkaq, e drejton një njohje e vjetër e Dajës, ish-portieri dhe ish-kapiteni Orges Shehi.
Orges Shehi, trajner i Skënderbeut: “Rrugës që i kam hyrë tani, sigurisht që javë për javë do të kem ndërhyrje të tjera, o me ish shokët e mi o me ish trajneët e mi. Është një përballje pak e veçantë për vetë faktin sepse vjen shumë shpejt, sepse Daja para disa muajsh ishte trajneri jonë. Por është n jë përballje midis dy ekipeve. Do kënaqesha nëse skuadra vazhdon të luajë me atë ritëm dhe dëshirë për të dhënë maksimumin. Kjo është ajo që unë do të kërkoja. Pastaj rezultati ka dhe faktorë të tjerë.”
Flamurtarit i mungon Alla i dëmtuar, ndërsa Danilo Alvesh është afruar vetëm ditët e fundit. Tek Skënderbeu mungon Leonit Abazi, ndërsa Demte dhe Aliti janë të gatshëm. Daja e di se ka fituar ndaj Skënderbeut herën e fundit që e pati kundërshtar, kur ishte në stolin e Tiranës dy vjet më parë. Shpreson të ndodhë sërish kështu./abcnews.al