Kryeministri Edi Rama deklaroi se sistemi shëndetësor dhe arsimi ishin dy kategoritë më të nëpërkëmbura.
Gjatë fjalës së tij me anëtarët e PS, Rama tha nga Elbasani se me Partinë Socialiste në pushtet ka marrë fund punësimi i pamerituar dhe se njerëzit nuk janë përdorur dhe se as nuk do të përdoren për mitingje.
“Deri dje mund ta humbin vendin e punë sa hap e mbyll sytë me një urdhër që vinte nga lart për t’ja lënë vendin dikujt që nuk kishte as profilin përkatës vetëm për shkak të partisë apo ryshfeteve. Sot këto kanë marrë fund.Kemi 11 mijë mësues që kanë hyrë në sistem për shkak të dijes dhe që nuk i lëviz nga vendi askush. Nuk mund t’i lëvizë askush nga vendi sepse mendojnë ndryshe apo se nuk tregojnë votën.
Po sikur nesër Ministrin ta marrë Idrizi e dini çfarë ju gjen ju? Mos kini asnjë dyshim sepse janë po ata, dhe për ta vendos Partia e Ministrit. Po ju them se ju kurrë nuk jeni mbrojtur si sot dhe kjo do të vazhdojë vetëm me ne që nuk i përdorim njerëzit për mitingje. Pa pikë turpi thanë që Edi Rama erdhi me kriminelët…Me cilët kriminelë? Ndërkohë që erdha me një grup të vogël njerëzish, për çfarë më duheshin taboret…Provokatorë deri në fund…”, u shpreh kryeministri.
Me tej Rama tha se investimet në Elbasan do të vijnë dhe nuk do të mungojë mbështetja që ky qytet të marrë transformimin që meriton.
“Elbasani është zhvillim rural bujqësor. Në këtë skuadër do të përfaqësohet zëri i fermerëve. Ne kemi reduktuar raportin import eksport në mënyrë shumë domethënëse. Sot kemi reduktuar gjysmë për gjysmë importet dhe kemi rritur eksportet. Sot fakt është edhe transformimi që i ka ndodhur shëndetësisë në Elbasan”, u shpreh Rama.
/abcnews.al/


