Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Forcat e Armatosura në terren kundër zjarreve në Lurë dhe në Malin e Dajtit

schedule17:40 - 16 Gusht, 2026

schedule 17:40 - 16 Gusht, 2026

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për përballimin e vatrave të zjarrit në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit, duke kontribuar në shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e komuniteteve.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përmes një postimi në Facebook, ku informon se në operacionet e ndërhyrjes janë angazhuar dhjetëra efektivë, mjete dhe mjete ajrore.

Në Lurë të Dibrës, 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy avionë “Air Tractor” dhe një automjet zjarrfikës i FA-së, po vijojnë operacionin për përballimin e flakëve. Sipas ministrit, aktualisht banesat nuk janë të rrezikuara.



Ndërkohë, në Malin e Dajtit janë angazhuar 50 efektivë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Edhe në këtë zonë, sipas autoriteteve, zonat e banuara nuk paraqiten nën rrezik.

Vatra në aksin Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe vijon të monitorohet nga ekipet në terren.

Forcat e Armatosura mbeten të angazhuara në vijën e parë të operacioneve për menaxhimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së zjarreve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!