Gjatë natës në Korça është përfshirë nga reshje bore të cilët kanë vijuar dhe ditën e sotme.
Ndërkohë nuk janë paraqitur probleme në akset rrugore, ndërsa kërkohet kujdes nga drejtuesit e automjeteve për shkak të lagështirës në rrugë.
Lexo edhe: Bora mbulon Dibrën, si është gjendja e rrugëve
Gjithashtu reshjet e borës kanë përfshirë edhe zona ndryshme në Librazhd.
Gjithashtu edhe qarku i Dibrës është zbardhur nga bora.
Në Bulqizë trashësia është e njëjtë, por fryn erë e fortë dhe krijon grumbullime të borës në trupin e rrugës. Deri tani nuk ka probleme në rrugë, kështu aksi nacional Peshkopi – Tiranë kalimi bëhet pa probleme .
/abcnews.al/

