SHKODRA – Është identifikuar autori i plagosjes së dy vëllezërve Doçaj, mbrëmjen e kësaj të shtune në Shkodër. Besmir Përkola është autori i dyshuar dhe është shpallur në kërkim.
Marjan dhe Hoten Doçaj u plagosën me armë teksa ishin duke udhëtuar me një automjet ‘’Audi’’ në fshatin Bardhaj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, në fshatin Bardhaj. Dy vëllezërit Marjan Doçaj 23 vjeç dhe Hoten Doçaj., 30 vjeç, janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al/