Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli është gjithmonë e pëlqyer nga publiku. Që prej daljes së parë në skenë, ajo ka tërhequr vëmendjen me pamjen e jashtme.
Por duket se ndërhyrjet kirurgjikale që këngëtarja ka kryer së fundmi kanë bërë fansat të kthehen kundër saj.
Sipas tyre, ajo nuk është e njëjta që shihnim disa vite më parë. Komentuesit e kanë kritikuar pamjen e re të Gentës, e cila siç ata e quajnë, është shumë larg natyrales.
“Natyrale ke qenë e bukur, ndjesë që po ta them. Plastike është bërë, krejt katastrofë. E ka humb krejt bukurinë, duket sa e palumtur është. Shikoni qysh e ka prish veten me duart e veta. O Zot, po na frikësoni si jeni bërë. Sa bukur keni qenë qysh ju ka fal Zoti”, janë disa prej komenteve, për të cilat Genta nuk ka reaguar./abcnews.al