Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Gladiatorët” e humbën betejën/ Kritika të forta për lojtarët e Argjentinës pas Botërorit

schedule12:50 - 22 Korrik, 2026

schedule 12:50 - 22 Korrik, 2026

Janë padyshim në bankën e të akuzuarve. Për momentin, moralisht, edhe pse ky gjyq publik nuk është aspak i vogël sepse po bëhet në shkallë planetare.

Futbollistët e Argjentinës u dënuan ashpër pasi I kthyen shpinën momentit solemn kur Spanja ngriti lart trofeun e Kupës së Botës në stadiumin e Nju Xhersit, veprim që u quajt prej atyre që nuk dinë të humbasin.

Një shkelje e një tradite të gjatë të Botërorëve, dhe e vetë një parimi të shenjtë të sportivitetit. I vetmi që shpëtoi nga kritikat, e madje u lavdërua, ishte sulmuesi Hoze Manuel Lopez, i njohur si Flako Lopez.



Futbollisti 25-vjeçar, që luan për Palmeirasin në Brazil, ishte i vetmi që respektoi ceremoninë. Gjithsesi, përshtypje edhe më të keqe ka bërë sjella e Leandro Paredesit, i cili shtyu kapitenin spanjoll, Rodri, pastaj kapi për fyti Erik Garsinë dhe shtyu Gavin.

Për momentin u njoftua se arbitri Vincic e përjashtoi argjentinasin me të kuq, por FIFA e hodhi poshtë. Paredes nuk mori asnjë ndëshkim atë moment, ndërsa është hapur një hetim pikërisht nga FIFA.

Ndërkaq, Lisandro Lopez i Argjentinës komenton se Paredes shkoi t’i përgëzonte lojtarët e Spanjës, por u provokua nga Pedri, dhe pastaj reagoi. Besohet se hetimi mund të zbulojë të vërtetën.

Sidoqoftë, pamjet filmike të këtij botërori janë të shumta me dhunë nga lojtarë të Argjentinës, si ndaj Spanjës, edhe kundër Anglisë, kur e pësuan Xhud Belingham apo Anderson që u goditën pa top.

Pikërisht, tani u rishfaq një pamje e sherrit nga lojtarët argjentinas pasi u eliminuan nga Gjermania në çerekfinale të Kupës së Botës 2006. Aty shihet qartë sesi Maksi Rodrigez shkon të godasë një lojtar gjerman, ndoshta Shvajnshtajgerin, ndërsa Lenadro Kufre goditi mbrojtësin Mertezaker.

Një histori e gjatë përplasjes, që ndoshta duhet parë që në finalen e Botërorit 1990 kur Gjermania mundi Argjentinën e Maradonës dhe fitoi Kupën e Botës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!