Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri John Withers II, ka dhënë një mesazh me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Në video-mesazhin e shpërndarë në mediat sociale të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Withers kujton edhe një shprehje të shqiptarëve.
Ai thotë ndër të tjera: “Një shprehje shqiptare thotë se ‘dielli askund nuk ngroh më shumë sesa në vendlindje’. Por gjatë kohës sime me ju, dielli shqiptar gjithnjë shkëlqeu fort!”
Withers ishte ambasadori i shtatë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri dhe siç tregon edhe vetë, ai dëshmoi futjen e vendit në NATO, pavarësinë e Kosovës e rritjen e demokracisë.