Pas 11 vitesh në skenë, ndahet grupi i njohur

schedule15:22 - 19 Mars, 2021

schedule 15:22 - 19 Mars, 2021

Grupi i njohur “Years & Years” ka ndarë me të gjithë fansat një lajm të trishtë.

Ata kanë bërë të ditur se anëtari i bendit Olly Alexander do të performojë si solo artist tani e tutje, pasi dy anëtarët e tjerë Mikey Goldsworthy dhe Emre Turkmen janë larguar nga grupi.

Grupi i famshëm ka shokuar fansat kur ka njoftuar se tashmë vetëm Olly 30 vjeçar do të bëjë muzikë dhe do të këndojë në emër të “Years & Years”.

Kujtojmë që djemtë janë formuar në vitin 2010 janë bërë të njohur përmes hiteve të shumta si “Take Shelter”, “King” dhe “Desire”./abcnews.al