Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Vodhën mallra në një biznes/ Goditet grupi në Mat, dy të arrestuar

schedule13:44 - 15 Prill, 2026

schedule 13:44 - 15 Prill, 2026

MAT- Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Matit dhe një i tretë është shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes.

Nga veprimet hetimore dyshohet se të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi mallrash në një subjekt tregtar.

Gjatë operacionit u gjet dhe u sekuestrua një sasi malli e kallëzuar si e vjedhur, një automjet i përdorur në ngjarje, 1 aparat celular, 1 bajonetë metalike, 1 dorezë metalike, si dhe veshjet e autorëve që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.



Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!