Sot, Komiteti anti-COVID-19 në Kosovë do të mblidhet sërish për të rishikuar masat që aktualisht janë në fuqi.
Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.
Ai ka thënë se vendimi është marrë pas takimit të sotëm që ka pasur me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, ministrin Armend Zemaj, ministrin e Arsimit, Ramë Likaj si dhe përfaqësues të SBASHK-ut.
Po ashtu sot do të merret vendimi edhe për pushimin pranveror.
Postimi i plotë i kryeministrit Hoti:
Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, Zëvendësministrin e Arsimit Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, kemi analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19.
Pas analizës kemi vendosur që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti Covid-19.


