Urdhri i Psikologut kërkesë Manastirliut: Na vaksinoni, përballemi me rrezikun e infektimit

schedule21:07 - 18 Mars, 2021

schedule 21:07 - 18 Mars, 2021

Urdhri i Psikologut ka nisur një kërkesë ndaj ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtueses së Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli, për nisjen e procesit të vaksinimit kundër Covid-19 për psikologët.

Aktualisht janë 1500 psikologë të regjistruar në të gjithë vendin të cilët presin nisjen e procesit të vaksinimit.

Në këtë letër drejtuar ministres së Shëndetësisë, presidentja Valbona Treska kërkon që  procesi i vaksinimit të vijojë me psikologët e shërbimeve psiko-sociale në arsim, shëndetësi si edhe profesionistët e lirë që ushtrojnë këtë detyrë.

Ata kërkojnë vëmendje të veçantë për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë me individë ndaj të cilëve ofrojnë shërbim.

“Siç ju jeni tashmë në dijeni, psikologët kanë dhënë e po vijojnë të japin një ndihmë të çmuar në përballjen me pandemi. Ne nuk kemi ndaluar asnjë ditë së ofruari shërbim madje edhe në ditët që i gjithë vendi ka qenë në karantinë të plotë.

Sikundër në të gjitha profesionet e tjera që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetari, deri më tani kemi pasur me dhjetëra e dhjetëra kolegë, të cilët janë përballur ashpër me virusin dhe kanë rrezikuar jetën e tyre e të familjarëve”, shkruhet më tej në dokument.

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!