Një 31 vjeçar që ka tentuar të vrasë me armë zjarrri një person në 6 gusht të këtij viti është ndaluar nga policia e Vlorës.
Fatjon Aliraj në bashkëpunim me një tjetër i cili është shpallur në kërkim ka qëlluar tri herë në drejtim të pronarit të një subjekti tregtar në këte qytet. Ky i fundit arriti t’i shpëtojë plumbave . Policia konfirmoi se ngjarja e një muaj më parë ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas tyre pronari i subjektit është thirrur të dalë jashtë dyqanit, ndërsa autori i është drejtuar me fjalët “përse me mban në gojë”, duke qëlluar në drejtim të tij. /abcnews.al