Ahmetaj: Shqipëria më konkuruese se vendet e rajonit

schedule14:31 - 3 Nëntor, 2017

schedule 14:31 - 3 Nëntor, 2017

Në komisionin e Ekonomisë ku ka filluar të prezantohet buxheti dhe paketa fiskale e vitit të ardhshëm, Ministri i Financave u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve, duke theksuar se pavarësisht ndryshimit të taksave vitet e fundit, Shqipëria është me konkurruese në rajon.

Shqipëria është konkuruese krahasuar me vendet e rajonit sipas Ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Faktin e ka vënë në dukje gjatë seancës së pyetje- përgjigjeve në komisionin parlamentar të ekonomisë.

Në krahasimet me rajonin, ministri theksoi se edhe nisma e re për kalimin e taksës së pronës në bazë të vlerës, nuk i rëndon shqiptarët më shumë se shtetas të tjerë ballkanas, duke theksuar se në Kroaci, taksa e pronës shkon deri në 5% të vlerës.

Duke theksuar se barra fiskale është e ulët, Ahmetaj vuri në dukje se edhe vitin e ardhshëm të ardhurat për frymë do të vijojnë të rriten.

Deputetët e Partisë Demokratike u larguan para fjalës së ministrit, duke theksuar se nuk mund të prezantohet si normale, një situatë askap e tillë.

 

https://youtu.be/GEzB9YD7lDg

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!