PSG mposhti 3-0 Lille dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Francës. Një sukses i rëndësishëm përballë ekipit që kryeson Ligue 1 për ekipin e Mauricio Pochettinos.
Direction les 1/4 pour le @PSG_inside #CDF #CoupeDeFrance
⚽️ Icardi (9′)
⚽️ Mbappé (41′)
⚽️ Mbappé (90’+3) #PSGLOSC pic.twitter.com/E9q9jzi36D— Coupe de France (@coupedefrance) March 17, 2021
Golat e fitores u realizuan nga Mauro Icardi dhe Kylian Mbappe (2x). Sulmuesi argjentinas zhbllokoi takimin në minutën e nëntë, teksa Kylian Mbappe dyfishoi katër minuta përpara fundit të pjesës së parë.
Ylli francez ktheu në gol një penallti dhe qetësoi trajnerin Pochettino. PSG menaxhoi avantazhin e dyfishtë në pjesën e dytë, teksa Keylor Navas priti një penallti në minutën e 78-të.
Në fund pati sërish shtesë për Kylian Mbappe. 22-vjeçari vulosi suksesin me “tris” të ekipit të tij në minutën e tretë shtesë falë një goli shumë të bukur. /abcnews.al