“U duk sikur nje makinë u përplas mbi shtëpi”, shpërthim i fuqishëm në depon e fishekzjarreve

schedule17:02 - 17 Mars, 2021

schedule 17:02 - 17 Mars, 2021

Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një lagje të Ontarios në Kaliforni. Shpërthimi ndodhi në një depo të fshehtë fishekzjarrësh dhe shkaktoi dëme të mëdha në lagje, të martën mbrëma.

Zona u evakuua menjëherë ndërsa në banesat pranë pati dëme të mëdha. Xhamat e dritareve u thyen ndërsa shtëllungat e tymit dukeshin që nga larg.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë flakën dhe shtëllungat e tymit që dalin nga depoja e më  pas një sërë fishekzjarresh shpërthejnë në ajër duke i bërë njerëzit që ndodheshin aty pranë të vraponin për t’u mbrojtur.

Steve Bailey, i cili jeton afër, tha se e gjithë shtëpia e tij u trondit nga shpërthimi fillestar. “Ndihej sikur diçka goditi çatinë, ose një makinë u përplas mbi shtëpi,” tha ai për mediat. sb/abcnews.al/