Fillon aplikimi për regjistrimin e banesave para vitit 1991

schedule13:47 - 13 Shtator, 2018

schedule 13:47 - 13 Shtator, 2018

Nga 17 shtatori zyrat e ALUIZNI-t janë në pritje të të gjithë atyre që duan të regjistrojnë banesat e ndërtuara para vitit 1991. Drejtori i këtij institucioni, Artan Lame, në një deklaratë për mediat i bëri thirrje qytetarëve të interesuar që të paraqesin çfarëdolloj dokumenti që ka lidhje me banesat e tyre.

Regjistrimit do ti nënështrohen edhe banesat e ndertuara para vitit 1991. Drejtori i përgjithshëm i ALUIZN-it, Artan Lame, ka deklaruar se procedura do të nisë të zbatohet nga dita e hënë.

Artan Lame, drejtor i Aluizni:Qytetarët nga e hëna mund të paraqiten për të aplikuar për regjistrimin. Mund të fillojnë të paraqesin çfarë do lloj dokumenti që kanë për të ndihmuar institucionin. Çdo lloj dokumenti që kanë për shtëpitë e paregjistruara ta paraqesin. Formularët mund ti gjejnë në të gjitha drejtoritë. Çdo qytetar mjafton ta shkarkojë formularin në faqen e ALUIZNI-t”.

Sipas kreut të ALUIZNI-t për këto banesa ka rreth 20 vite që nuk janë zgjidhur problemet. Risitë, lidhen me faktin si është konceptuar vendimi.

“Lehtësohet barra e aplikuesit nga dokumentet e tepërta. Ka qenë problemi i përcaktimit të datës së ndërtimit. Sipërfaqja deri në 300 metra për banesat e vjetra kalon pa pagesa dhe i jepet mundësia që sipërfaqja mbi këtë sipërfaqe të mund të kalojë në pronësi të tij, por me çmim tregu”.

Paratë që do të mblidhen nga ky proces do të shkojnë në fondin e kompensimit të ish-pronarëve.
Drejtori Artan Lame fton fillimisht të paraqiten ata që kanë nevojë të domosdoshme, si psh; ata që duan ta shesin apo të marrin një kredi. Bashkitë janë të detyruara që dosjet e depozituara pranë tyre ti kalojnë pranë ALUIZNI-t. Nga ky vendim i qeverisë që është miratuar në korrik janë 40 deri në 60 mijë ndërtime që do ti japin fund procesit të pronësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!