Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vajza e Artan Lames zbulon anët e panjohura të “Shqipni e harrume”

schedule13:13 - 28 Maj, 2026

schedule 13:13 - 28 Maj, 2026

Një vit pas ndarjes nga jeta të Artan Lames, vajza e tij, Lisia Lame, ka sjellë në studion e ABC një rrëfim të rrallë dhe prekës për njeriun që jetoi mes historisë, kujtimeve dhe pasionit për Shqipërinë e harruar.

Teksa foli për librin “Shqipni e harrume”, një projekt që lindi vetëm pak muaj pas humbjes së tij, Lisia tregoi se dashuria për fotografitë dhe arkivat ishte trashëgimia më e fortë që kishte marrë nga i ati.

“Jam e mendimit që gjëja e arkivuar dhe e fotografuar nuk humbet kurrë”, u shpreh ajo, ndërsa tregoi se botimi i parë i librit sjell Shqipërinë që Artan Lame kërkonte në arkiva, në kujtime dhe në fotografi të rralla.



Por përtej koleksionistit dhe studiuesit, Lisia zbuloi edhe anën intime të babait të saj. Një burrë strikt, i kujdesshëm dhe i pazakontë në mënyrën si i edukonte fëmijët.

“AI ma ndaloi që ta thërrisja ‘babi’. Më mësoi ta thërrisja në emër. Kur i thoshim babi, na thoshte: ‘Më rrisni në moshë’-, rrëfeu ajo mes emocioneve.

Ajo kujtoi edhe obsesionin e tij për historinë dhe uniformat ushtarake, të cilat i vishte me krenari edhe në jetën e përditshme. “Në shtëpinë tonë historia ishte pjesë e jetës. Ishte shumë strikt, gati si regjim ushtarak”, tha Lisia.

Mes kujtimeve, fotografive dhe historive të mbledhura ndër vite, Lisia tha se ka ende shumë për të folur për të atin, një njeri që “gjithmonë jetonte me diçka për të bërë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!