VIDEO/ Marquez në sfidë me kohën, zbret në pistë me një Honda 1000 kubikë

schedule14:17 - 16 Mars, 2021

schedule 14:17 - 16 Mars, 2021

Marc Marquez, një javë e gjysmë nga nisja e garës së parë në Katar për sezonin e ri të Moto GP, ka arritur të rikuperohet dhe të jetë në gjendje të ngjitet në një motorr 1000 mijë kubikësh.

Spanjolli nuk e provonte këtë ndjesi që nga korriku i vitit të shkuar, kur provoi të kthehej pas operacionit të parë të kryer për shkak të atij aksidenti në garën e parë të sezonit, ku u dëmtua rëndë në shpatull.

 

Ai fillimisht nisi të ngasë një biçikletë, më pas një minimotor për fëmijë e tashmë ka marrë lejen e mjekëve për të ngarë një Honda RC213V-S me 159 kuaj fuqi dhe peshë 160 kilogramë, çka e teston shpatullën gati maksimalisht. Ai zbriti sot me të në pistën e Montmelo, Barcelonë.

Vetë ai nuk ka dhënë asnjë siguri për praninë e tij në garën e parë të sezonit. Misioni më i madh është rikuperimi i plotë dhe më pas spanjolli do provojë të rikthehet në pistë e të garojë për të fituar titullin e nëntë kampion në Moto GP, duke barazuar Valentino Rossin. /abcnews.al