Para rreth gjashtë muajsh Manchester United siguroi shërbimet e Donny Van de Beek nga Ajax për 39 milionë euro, duke u bërë operacioni më i shtrenjtë i merkatos së verës për gjigantët e Premier League, me kontratën që i përfundon në verën e vitit 2025.
23-vjeçari pritej të ishte titullar absolut për “Djajtë e Kuq”, por në fakt deri më tani buk ka ndodhur diçka e tillë. Van de Beek ka grumbulluar vetëm 1000 minuta këtë sezon, shumë pak për një lojtar të moshës së tij.
Mesfushori nuk është aspak i kënaqur me vlerësimin që Solskjaer ka për të dhe si pasojë mësohet se ka marrë masa. Ai i ka kërkuar largimin drejtuesve të klubit dhe dëshiron të largohet nga skuadra në verë, për të kaluar në një klub ku të ketë më shumë minuta. /abcnews.al