Paolo Maldini vazhdon të kërkojë lojtarë të talentuar në merkato. Politika e kuqezinjtë është bazuar te lojtarët e rinj në moshë dhe një nga të preferuarit e drejtuesit të “Djallit” është Kaio Jorge.
19-vjeçari brazilian është pjesë e Santos, me të cilët ka kontratë deri më 31 dhjetor të këtij viti. Mediat italiane raportojnë se drejtuesi teknik i Milanit ka nisur negociatat me agjentin e lojtarit.
Kaio Jorge luan në majë të sulmit dhe pëlqehet shumë nga klubi italian, që po pret janarin e ardhshëm për ta siguruar me parametra zero. /abcnews.al