Lideri i opozitës Lulzim Basha, ditën e sotme ka zhvilluar takim me një familje në Marikaj dhe një familje në Valias të ri.
Basha u njoh nga afër me problematikat që hasin fermerët për prodhimet e tyre, ndërsa theksoi se fshati është prioritet i Partisë Demokratike.
Gjithashtu kryedemokrati Basha bëri me dije se 100 milionë euro në vit do të ndahen për subvencione.
“Unë ja kam ardhur me të takuar e me të thënë të lumshin duart për gjithë këtë punë që ke bërë gjithë jetën tënde. E dyta, më të thënë se gjithë kjo punë që bëni ju, gratë e Shqipërisë, gjyshet, nënat e Shqipërisë ka nevojë që të shpërblehet.
E deri më sot, siç ma the dhe vetë, mbillni, përgatisni, i bëni gati dhe nuk arrini me i shit. Arsyeja kryesore pse nuk arrini me i shit është se, e ke pa, fukarallëku është rrit. Fuqia e njerëzve për të blerë ka ra, mezi shkojnë blejnë dy kokrra domate në treg.
Ekonomia është tërësisht e shkatërruar. Kështu që dua t’i them të gjithë grave punëtore në veçanti në fshat, nga gocat e reja deri te nënat si ty, që ne do bëjmë gjithçka që ekonomia të vihet në lëvizje e njerëzit të ketë para për të blerë këto prodhime të mrekullueshme, që zgjidheni pa gdhirë dhe punoni gjithë ditën për ti kultivuar dhe për ti prodhuar.
Në 25 Prill është data dhe të gjitha këto prodhime të mrekullueshme ne do garantojmë që të shkojnë në treg dhe njerëzit të kenë lekë për t’i blerë. Kjo është një nga gjërat kryesore që do të ndryshojmë me fshatin, se ne fshatin e kemi prioritet të planit tonë dhe 100 milionë euro në vit do t’i ndajmë për subvencione, domethënë në bazë të prodhimit që bën do merrni para nga shteti për të paguar të gjitha këto që thua ti, fidanët, plehrat, dapi që the. Do t’i ndihmojë të gjithë njerëzit punëtorë të këtij vendi e në veçanti nënat punëtore si ty. Siç po largohet dimri, do të largojmë edhe të keqen me 25 Prill”, shtoi më tej Basha.
/abcnews.al/


