Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës mbizotërohet nga vranësira të shpeshta të cilat sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por reshje dëbore në zonat malore.
Por pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke sjellë pauz të reshjeve dhe ri-kthim të përkohshëm të kthjellimeve.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes POR rënie të ndjeshme sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 13°C.
Era do fryjë mesatare në tonë por e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.
Kosova
Mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore dominojnë motin në Republiken e Kosovës deri pak pas mesditës, kur kushtet atmosferike fillojnë të përmirësohen duke sjellë herë pas here intervale me kthjellime.
Maqedonia e Veriut
Dita nis me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në Territorin e MV, situatë e cila mbetet deri në orët e vona të pasdites kur do të kemi pauz të reshjeve . Këto kushte të motit vijojnë edhe gjatë natës./abcnews.al