PD e LSI kanë zhvilluar mbledhjen e parë sipas grupeve të punës, për të zgjidhur ngërcin e krijuar me mosfunksionimin e gjykatave në vend. Opozita i ka kërkuar mazhorancës të sqarojë nëse e do apo jo vettingun në politikë.
Kjo është mbledhja e parë e grupit të punës së Partisë Demokratike qëllimin e së cilës e shpjegoi deputeti Enkeljd Alibeaj.
“Jemi pa gjykatë kushtetuese, pa Gjyktë të Lartë, pa KLP, pa KLGJ, pa SPAK, pa BKH dhe mbi të gjitha pa mundësinë e kontrollit nëpërmjet sistemit të drejtësisë, pushtetit. Dhe e fundit në mungesë totale të dhënies së shërbimit të drejtësisë ndaj qytetarëve”.
Detajet se si do të realizohet vetting në politikë nuk janë ende të qarta.
“Momenti i dytë do jenë mbledhje pasarëdhësë që do përcaktojnë mjetet politike e jopolitike në koordimin me grupet e tjera”.
As deputeti Ervin Salianji nuk ka dhënë sqarime proceduriale pasi fillimisht tha ai kërkojnë një përgjigje të prerë nga mazhoranca nëse e do apo jo vettingun në politikë.
“Nuk ka negociata, kjo ka vetëm votim , po ose jo. Nëse votohen do shpalosen procedurat e tjera”
Partia Demokratike këmbëngul në platformën me 7 pika që prezantoi kryetari Lulzim Basha në korrik ku përcaktohet se kush janë piketet për të arritur në clirmin politik të sistemit të drejtësisë.
Mbledhja e parë bëri një rrezyme të situatës aktuale, në ato pasardhëse demokratët do të përcaktojnë edhe mjetet politike dhe jo politike që do të ndjekin së bashku me aletatët e tyre në opozitë. /abcnews.al