“Piskama e luftës nuk mungon kurrë”, si Capital Crew e karikuan Tiranën

schedule13:44 - 13 Mars, 2021

schedule 13:44 - 13 Mars, 2021

Në “Selman Stërmasi” po luhet derbi Tirana-Partizani, një takim i rëndësishëm për objektivat e dy klubeve, por sidomos për tifozët.

Humbja në sfidën më të rëndësishme të sezonit është e papranueshme, teksa pandemia ka ndikuar që shkallët e stadiumit të jenë bosh.

 

Pankarta e “Capital Crew”Tirana

Gjithsesi, “Capital Crew”, një nga tifogrupet që mbështet kampionët e Tiranës, ia kanë dalë të shpalosin një pankartë të madhe.

Stola bosh, stadium bosh, por ju mund të ndieni gjithnjë piskamën tonë të luftës“, lexohet në mesazhin e ultrasve bardheblu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!