COVID-19 i merr jetën kryeplakut në Berat

schedule21:54 - 12 Mars, 2021

schedule 21:54 - 12 Mars, 2021

Sot është përcjellë për në banesën e fundit kryeplaku i fshatit Remanicë të Beratit, Edison Hëna. Babai i 3 fëmijëve ndërroi jetë nga koronavirusi.

Ai ishte shtruar në spitalin e Beratit fillimisht më pas te Infektivi, por nuk mundi që të mbijetonte.

Aktualisht ai ishte kryeplak i fshatit, ndërsa më parë ka qenë edhe këshilltar në këshillin e ish-komunës Velabisht./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!