Senatori amerikan në Beograd: Mbështetje për një zgjidhje progresive

schedule22:11 - 10 Shtator, 2018

schedule 22:11 - 10 Shtator, 2018

Një senator amerikan që këtë të hënë ka vizituar Beogradin ka deklaruar se Uashingtoni është i gatshëm të ofrojë hapësirë në mënyrë që Serbia dhe Kosova të gjejnë një zgjidhje progresive. Ndërkohë presidenti Vuçiç ka tërhequr lëvdatat për Sllobodan Millosheviç, duke kritikuar politikat e tij.

Senatori amerikan, Ron Johnson, ka siguruar serbët se presidenti, Donald Trump, është duke e ndjekur situatën rreth Kosovës dhe Ballkanit me vëmendje. Serbëve u ka folur për gjërat elementare sic është një jetë më e mirë për të gjithë dhe rëndësinë që ka zgjidhja si mjet për progres në Ballkan.

Ron Johnson, senator i SHBA: “Ne nuk duam të impnojmë asnjë zgjidhje. Ne duam ta mbështesim presidentin Vuçiç në këtë çështje dhe të japim hapësirë për të gjetur një zgjidhje fleksibël. Keni një lider të guximshëm këtu, presidentin Vuçiç. Ai do më të mirën për popullin serb”.

Presidenti serb ka përsëritur se zgjidhja është e pamundur pa fuqitë e mëdha përfshirë SHBA, Gjermaninë dhe Rusinë. Është shfajësuar për deklarimet rreth Sllobodan Millosheviçit pas kritikave të mëdha.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Kam thënë se Sllobodan Millosheviç ka patur një mbështetje të madhe dhe se ka qenë lider i madh, por me rezultate katastrofike për popullin serb. Ky nuk është glorifikim, përkundrazi është një kritikë serioze dhe e përgjegjshme e politikës që kemi bërë dikur. Këtë pjesë të fundit disa e kanë hequr, ndaj dhe kam thënë se ne nuk ushqejmë kutin e varreve, por të të gjallëve. Jo kutin e së shkuarës, por të së ardhmes”.

Senatori ka thënë se do të inkurajojë presidentin Trump ta vizitojë Serbinë në vizitën e shumëpritur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!