Gazetari Artan Hoxha ka bërë një rrëfim si kurrë më parë në emisionin e Olsi Bylykut “Roped ëith Olsi”.
Ai ka treguar se si u fut në gazetarinë investigative dhe deri te këshillat që ka marrë në fillim të kësaj rruge.
Madje njëra prej tyre lidhet me femrat, ku një mik e kishte këshilluar Hoxhën të mos i afrohej pasi dikush mund t’ia kishte futur për të zbuluar informacione.
“Një nga miqtë kur kam nisur këtë profesion më ka dhënë dy këshilla. E para, mbaj gjithmonë gati në shtëpi ose me vete nëse ke mundësi një pal tuta sporti dhe një paruke. Gjithë idea ishte për maskim. Edhe e dyta nëse të afrohet dikush, pra një femër që nuk je ti duke e kërkuar po është ajo, dije që dikush ta ka futur. Edhe ka qenë një periudhë kohe andej viti 2009, 2010, 2011 kur ndodhën këto ngjarjet e 21 janarit, që unë edhe kur shikoja dikë që më shihte pak më ndryshe, ktheja kokën nga ana tjetër dhe mendoja kush mund të ma ketë sjellë mua këtë, kush është duke ma futur”.
Më tej, gazetari ka ndarë edhe disa raste kur ka investiguar ngjarje ku në qendër ishin femrat shqiptare.
“Ende nuk kemi një femër të kalibrit Griselda Blanco në Shqipëri, po kemi pasur shumë raste. Si ai i laboratorit në Fush Kuq, heroinës dhe kokainës, kimistja punonte edhe në Kosovë më duket ia vunë emrin Big Mama diçka e tillë. Ka pasur raste, mbaj mend kam ndjekur një histori në ’97, një vajzë diku 17 vjeç dhe shkoi vrau katër veta në Ersekë. Ajo është vrasja më e fortë në Ersekë, në qendër të qytetit”.l.k/abcnews.al