Seferi: Jam më mirë se në derbin e kaluar, me Alban Hoxhën shihemi në fushë

schedule10:39 - 12 Mars, 2021

schedule 10:39 - 12 Mars, 2021

Taulant Seferi është gati për derbin e kryeqytetit. Tirana dhe Partizani përballen ditën e shtunë mes tyre në “Selman Stërmasi”, sfidë që nis prej orës 13:00. Sulmuesi i bardhebluve shpreson të provojë emocionet që të dhuron fitorja në derbi, teksa prek disa tema në konferencën për shtypin.

“Po ecën mirë dhe shpresoj që nesër të jemi me të njëjtin ritëm. Ta marrim me qetësi dhe vëmendje dhe shpresoj të triumfojmë. Tifozët? Më mungojnë shumë. Edhe në derbin e kaluar ishte pa tifozë dhe është ndrysim dhe mungesë e madhe edhe për ne dhe për futbollin shqiptari.

Futbolli nuk është individual, jemi kolektiv, poe marrim me qetësi dhe me përqendrim të madh. Në ndeshjen e parë me ta kisha 6 muaj pa luajtur, kisha probleme, tani jam mirë.

Alban Hoxha ka thënë se nuk i shënoj dot? E përshëndes Albanin shumë se është ‘superçun’, por do e shobim në ndeshje. Rasti i humbur në ndeshje? Më kujtohet, por s’kemi ç’bëjmë, kështu është futbolli”, u shpreh Seferi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!