Vendimi për mbylljen e klasave kolektive në të gjithë vendin, ka ç’orientuar nxënësit, prindërit dhe mësuesit. Kjo për shkak se njoftimi u dha vetëm një javë para nisjes së sezonit të ri arsimor dhe aktualisht shumë fëmijë në rrethin e Lushnjës, kanë mbetur pa u regjistruar.
Pas një javë fillon sezoni i ri arsimor, por prindërit në Lushnjë nuk i kanë regjistruar fëmijët në shkolla. Bëhet fjalë për nxënësit e arsimit 9- vjeçar që mësonin në klasat kolektive.
“Shkolla “Kasharj 34 vjet pas çeljes së saj mbyllet, të hënë nxënësit nuk do të mëopsjunë në këto klasa. Kjo shkollë ëhstë pjesë e 20 shkollave që do të mbyllne në qytetin e lushnjës për shkak të numrit të pakët të nxënësve dhe të gjitha klasta kolektive të shkollave vartëse nuk do të ekzistojnë më”- raporton gazetarja e ABC News Anila Sefa.
Vetëm tri ditë më parë prindërve u është komunikuar nga Zyra Arsimore se shkolla në Kasharaj nuk do të hapet. Atyre u janë dhënë të shtunën librat për fëmijët, por nuk dinë se në cilën shkollë do të regjistrohen.
Prind 1: “Nuk duam që të mbyllet shkolla, mirë e kemi këtu”.
Prind 2: “Të rrinte fillorja të paktën, se kalamjatë e vegjël nuk vënë në Lushnje”.
Prind 3: “Unë kam 3 fëmijë një në kopësht dhe dy në klasë të dytë”.
Gazetarja: Ku do ta çosh?
Prind 3: “Nuk e di. Na kanë thënë për në Lushnje po nuk e di”.
Prindërit që kanë fëmijët në klasat kolektive, kundërshtojnë mbylljen, por tashmë vendimi është marrë.
Edhe drejtoresha e Zyrës Arsimore, Brunilda Dhamo pranon këtë fakt duke shtuar se tashmë shkollat vartëse kanë numër të pakët nxënësish ndaj do të mbyllen.
Brunilda Dhamo drejtoreshë e Zyrës Arsimore Lushnje: “Në 20 shkolla vartëse do mbyllë 30 klasa kolektive që të afrohen në shkolla më të afërta, ku mësimi të bëhet në klasa normale”.
I paqartë mbetet fati i mësuesve. Ata nuk kanë asnjë vendim zyrtar në dorë. Gjithçka i është komunikuar gojarisht nga drejtoria e shkollës, dhe se deri të hënën duhet të paraqiten në punë.
Gazetarja: “Të hënën nis viti i ri juve nuk u ka thënë ku do shkoni”.
Mësuese: “Jo, jo absolutisht”.
Gazetarja: “Këtu nuk vijnë më nxënës?”
Mësuese: “Jo nxënës nuk ka këtu”.
Shkollat vartëse në Lushnjë e Divjakë kishin 31 klasa kolektive, 20 prej të cilave do të mbyllen. Në këto shkolla numri më i madh ishte i mësuesve, sesa e nxënësve, pjesa me e madhe e te cileve jane larguar nga vendlindja ne emigrim , kurse pjesa e mbetur preferonin shkollat private. /abcnews.al
Gazetare e ABC News, Lushnje: Anila Sefa