Keylor Navas ishte lojtari më i mirë në fushë në duelin PSG-Barcelona (1-1). Portieri nga Kosta Rika kreu 9 pritje, teksa kulmi ishte pritja e penalltisë së Leo Messit. “Gardiani” ndihmoi ekipin e tij të siguronte kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.
T’i presësh penallti “pleshtit” është arritje e madhe dhe 34-vjeçari ia dedikon atë shokut të tij të skuadër, Sergio Ricos. Portieri 27-vjeçari i PSG-së, po kalon disa probleme familjare dhe Navas tenton t’i japë zemër në deklaratën e dhënë për RMC Sport.
https://streamable.com/t6c8ui
“Është gjithmonë e vështirë të presësh penallti, sidomos nëse ai që godet quhet Leo Messi. Dua t’ia dedikoj këtë pritje Sergio Ricos, i cili po kalon një moment të komplikuar në familjen e tij. Pritja ime është për të“, deklaron Navas, teksa nuk ka munguar falënderimi nga ana e iberikut.
Ndërkohë, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka folur pas ndeshjes rreth situatës së Neymar dhe Kylian Mbappe. Dy yjet e sulmit kanë kontratë deri në verën e vitit 2022 me PSG-në. “Neymar dhe Mbappe janë parizianë dhe do të mbeten gjithmonë parizianë“, shprehet shkurt dhe qartë kreu i kampionëve të Francës. /abcnews.al