Angel Di Maria dhe David Luiz kanë luajtur së bashku që në Portugali, kur ishin pjesë e skuadrës së Benfica para vitit 2010. Mbrojtësit brazilian, i njohur për shakatë e tij të shumta, i ngriti kurth argjentinasit që tani është pjesë e PSG në Francë.
Gjithçka u organizua më 1 prill, një datë specifike për rrengjet anembanë botës. Di Maria ra pre e kamerës së fshehtë që iu bë dhe nuk e kuptoi në asnjë moment atë që po ndodhte. Anësori po drejtonte makinën e tij dhe u ndal nga dy policë.
Në momentin ai që po kthehej, një grua – e cila po aktronte – u përplas nga cepi i makinës së futbollistit, të cilët policët nisën ta kontrollojnë. E njëjta procedurë edhe për mjetin lëvizës, ndërkohë që ata i vunë edhe prangat Di Marias.
Skenari nuk përfundon me kaq, pasi një tjetër aktor u bë pjesë e lojës. Ai iu afrua makinës dhe e leu me “sprite” dhe tentoi të ikte me vrap, por u ndal nga njëri prej policëve. Aktorin e prangosën dhe e çuan pranë fantazistit argjentinas.
Në një moment aktori nisi ta ngacmonte Di Marian, ndërkohë që e goditi edhe lehtë me shkelm. Në ato momente futbollisti u tërbua dhe nisi ta godiste aktorin. Pasi gjithçka u qetësua, David Luiz nxori kokën dhe i tregoi shokut të skuadrës që e gjitha ishte një kamera e fshehtë… /abcnews.al