Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Në tarracën e pallatit për të vjedhur, kapet “akrobati” shqiptar

schedule20:12 - 9 Shtator, 2018

schedule 20:12 - 9 Shtator, 2018

Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali për vjedhje.

Në momentin që u pa nga agjentët, ai po zbriste nga tubat e një pallati në Bolonja.

Identiteti i të riut “akrobat” nuk bëhet i ditur, por mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të së shtunës së 8 Shtatorit.



Gjithçka nisi pas njoftimit në polici nga dy banorë, të cilët kishin parë një person që po zvarritej në tarracë. Kur njëri prej tyre kishte bërtitur, hajduti ishte larguar me shpejtësi.

Agjentët pas kontrollit në zonë zbuluan të riun në një pallat tjetër, teksa ky i fundit po zbriste duke u kacavjerrë nëpër tuba.

Më pas ai u ndalua, ndërsa në tarracën e një apartamenti, autoritetet gjetën një çantë shpine, ku brenda ishin fshehur bizhuteri, një orë dore, një celular dhe një një tablet që vlenin në një total prej 2000 eurosh.

Ndërkohë pas arrestit, “akrobati” shqiptar u dërgua në një qendër për minorenët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!