Superiore U21/ “Manita” e Bylisit ndaj Apolonisë, Tirana mposht Laçin

schedule14:54 - 10 Mars, 2021

schedule 14:54 - 10 Mars, 2021

Kategoria Superiore U21 luajti sot dhe dje javën e 14. Dje Akademia e Futbollit mori fitoren e parë në këtë sezon, kur mundi Football Republic me shifra minimale. Të dyja skuadrat renditen në fundin e tabelës.

Kryesuesit e Bylis vazhdojnë të tregojnë formë të frikshme, duke mundur me “manita” Apoloninë me shifrat 5-0. Ndërkohë në ndeshjen tjetër të ditës së djeshme Teuta mposhti Dinamon pas një ndeshje shumë të bukur plot emocione.

Sot u luajtën dy ndeshje të tjera. Ra në sy fitorja e Tiranës me shifrat 1-3 në Kamzë ndaj Laçit. Ndërkohë Kukësi i vendit të katërt u shokua nga Turbina, duke pësuar një gol në momentet e fundit të ndeshjes dhe humbur me shifra minimale. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE U21
E martë, 9 mars 2021
Akademia e Futbollit-Football Republic 1-0
Shënues:
L. Tafa 57’
Teuta-Dinamo 3-2
Shënues:
Karepi 5’, Beqja (pen) 36’, Kapllani 70’/ Mhillaj (pen) 6’, 85’
Bylis-Apolonia 5-0
Shënues:
Spahiu 9’, 31’, Qardaku 41’, Alinani 68’, Emini 77’

E mërkurë, 10 mars 2021
Laçi-Tirana 1-3
Shënues:
F.Prenga 65’/O.Sefa 40’, K.Alia 49’, A.Gjuzi 90’
Kukësi-Turbina 0-1
Shënues:
K. De Lima 90+3’