Mungojnë dozat, procesi i vaksinimit të Elbasan vijon të jetë i pezulluar prej 48 orësh

schedule12:48 - 10 Mars, 2021

schedule 12:48 - 10 Mars, 2021

Prej 48 orësh procesi i vaksinimit vijon të jetë i pezulluar në Elbasan, mëson gazetari Aldo Kozarja nga burime zyrtare. Që nga fillimi i procesit e deri më tani, në këtë qark janë administruar 1, 260 doza. Ndërkohë, ka ende mjekë që nuk e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Shkak për pezullimin e procesit është bërë mungesa e mungesa e vaksinave. Ndërsa, nga Durrësi, gazetari Leonidha Musaj  në spitalin Rajonal të vendit, në pavijonin Covid, ka personel të reduktuar, i pamjaftueshëm për t’u dhënë ndihmën e nevojshme të sëmurëve.

Po ashtu, prej dy ditësh tashmë është pezulluar hyrja e familjarëve të të sëmurëve me koronavirus në ambientet ku ata po marrin shërbim shëndetësor.

Kurse, nga Saranda, gazetarja Silvi Sulaj raporton se prej ditësh numri i të infektuarve ka rënë. Spitali i Sarandës ka një ambient të posaçëm për qytetarë që mund të jenë të infektuar apo kanë probleme post-covid dhe sipas gazetares, ky ambient është bosh. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!