Raphael Varane me shumë mundësi do e lërë Real Madridin në verë për të kaluar në një tjetër klub. Në Spanjë tashmë janë të sigurt për largimin e tij, me Caden Ser, që zbulon edhe më shumë detaje.
Francezi ia ka bërë të ditur klubit se dëshiron largimin dhe kjo nuk ndodh për më shumë para. Ai kërkon një sfidë të re dhe e preferuara është Premier League.
Nga ana tjetër klubi madrilen është i detyruar të dëgjojë dhe shqyrtojë ofertat për 27-vjeçarin sepse kontrata e tij përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe kjo është mundësia e fundit për të nxjerrë një dorë të mirë parash nga shitja e tij. /abcnews.al