Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I nxehti, deri në 400 raste në ditë/ Fluks në urgjencën e QSUT, mjekët: Mos neglizhoni shenjat

schedule15:49 - 17 Korrik, 2026

schedule 15:49 - 17 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit ka shtuar numrin e personave që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve në urgjencën e QSUT në 24 orë, janë paraqitur deri në 400 raste. Ata thonë se pjesa më e madhe e pacientëve paraqiten me simptoma të goditjes nga të nxehtit ose me përkeqësim të sëmundjeve kronike si pasojë e temperaturave ekstreme.

“I nxehti ka rritur numrin e rasteve që vijnë me simptoma e të të nxehtit. Jemi me 300 raste në ditët më të mira, pastaj variojnë rastet dhe në 350-400 brenda këtij muaji. Në ndarjet që shikojm ne kemi vënë re që ka një numër të shtuar me simptoma të cilat i kategorizojmë si goditje nga të nxehtit apo përkeqësim i sëmundjeve kronike si shkak i temperaturave të larta.”

Mjekja Jonida Kito tregon simptomat sesi manifestohet i nxehti. Ndërsa shton se simptomat nuk duhen neglizhuar, pasi mund të rezultojn fatale.



“Janë humbja e ndjenjave, gjendje të fikëti, lodhje e tepruar, tek mosha e vjetër në gjendjet konfuzionale, dhimbje koke e marrje mendsh, preket edhe sistemi kardiovaskular, dhimbje kraharori, vështirësi në frymëmarrje, tension të ulët. Po, pacientët mund të shkojnë deri në fatalitet, nëse situata nuk kapet shpejt. Ndoshta këtë verë jo, por vitet e shkuara kemi pasur raste fazalitetesh te moshat e reja.”

Vapa ndikon më shumë tek të moshuarit, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik, por, mjekja Kito thotë se temperaturat ekstreme gjithnjë e më shumë po shfaqin shqetësime edhe tek të rinjtë. Sipas mjekes kjo për shkak të ekspozimit të tyre  në diell më shumë gjatë orëve te pikut, por, dhe si pasojë e konsumimit të alkoolit.

“Edhe të rinjtë vijnë shpesh me gjendje të fikëti, lipotimie, kjo për shkak të lëvizjes më shumë gjatë pikut, por, të ndikuar edhe nga konsumimi i alkoolit, që ndihmojnë situatën e përkeqësimit.”

Mjekët këshillojnë shmangien e daljeve në orët më të nxehta të ditës, konsumimin e vazhdueshëm të lëngjeve dhe kujdes të veçantë për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!