Policia e Elbasanit e ka arrestuar 43-vjeçarin Mirjan Asllani, i dyshuar për plagosjen me thikë të një 59-vjeçari, Roland Beqiri pas një konflikti në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”.
Sipas uniformave blu, autori i dyshuar u identifikua dhe u kap menjëherë pas ngjarjes falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale. Gjatë konfliktit, 43-vjeçari dyshohet se goditi me mjet prerës 59-vjeçarin, i cili më pas u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Policia bëri të ditur se i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve, efektivët arrestuan edhe 59-vjeçarin për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk pranoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes.



