Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Messia do të “kapë” qiellin/ Ylli argjentinas luan finalen që do ta kthejë në legjendë të vërtetë

schedule15:57 - 17 Korrik, 2026

schedule 15:57 - 17 Korrik, 2026

Mendimi se mbrëmja e së dielës do të shënojë “vallëzimin e fundit” të Lionel Messit ngjall tashmë një ndjesi melankolie.

Kanë kaluar pothuajse 21 vjet që nga 17 gushti i vitit 2005, dita kur “Pleshti” bëri debutimin e tij me Argjentinën, duke nisur një histori dashurie plot triumfe, por edhe të shënjuar, herë pas here, nga zhgënjime.

Kujtimi i parë I hidhur është ajo finale e mallkuar e “Copa América” në vitin 2016 kundër Kilit, e humbur pas gjuajtjeve të penalltive, ku vetë Leo gaboi nga pika e bardhë. “Vendimi është marrë. Bëra gjithçka munda për të fituar diçka, por nuk ia dola. Koha ime ka përfunduar,” deklaroi Messi pas ndeshjes, duke shkaktuar një valë debatesh mes tifozëve argjentinas. Rrjetet sociale u mbushën me krahasime të vazhdueshme me Maradonën; shumëkush argumentonte se “Diego nuk do ta kishte braktisur kurrë kombëtaren”.  Por “tërheqja” zgjati pak muaj. Mesi ndryshoi mendje bindur nga vetë Maradona. “Ai duhet të qëndrojë me kombëtaren. E lanë krejt vetëm. Nuk dua ta lë vetëm.” Kthesa erdhi dy vjet më vonë: eliminimi në Kupën e Botës në Rusi ndryshoi përgjithmonë historinë mes Messit dhe Argjentinës. “Plesht” nisi t’u përgjigjej kritikëve, atyre që e akuzonin se i mungonte lidershipi dhe në vitin 2021 e udhëhoqi kombëtaren drejt fitores në “Copa América”, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë pa trofe që zgjaste që nga viti 1993.



Më në fund, në vitin 2022, erdhi triumfi që vulosi trashëgiminë e tij: Argjentina e Scalonit u shpall kampione bote dhe Leo u bë heroi i një kombi të tërë, ndërsa për disa, lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Sot, Messi nuk tregon asnjë shenjë rënie në paraqitjet e tij magjepsëse, dhe Kupa e Botës që ka zhvilluar shërben si prova përfundimtare për këtë.

Ai ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 4 katër herë, duke kontribuar me gol ose asist në çdo ndeshje të turneut.

Në gjysmëfinalen ndaj Anglisë theu edhe më shumë rekorde, por të dielën do të tentojë gjithashtu të kalojë Maradonën, i cili u shpall kampion bote vetëm një herë, në vitin 1986.

Me pak fjalë, në finalen e “Botërorit”, Messi mund të shkruajë kapitullin e fundit dhe të mrekullueshëm të historisë së tij me Argjentinën, por pavarësisht rezultatit, ai është tashmë një legjendë. Dhe të mendosh se dhjetë vite më parë, ai donte të tërhiqej…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!