Brazili regjistron ditën më vdekjeprurëse nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

schedule08:44 - 10 Mars, 2021

schedule 08:44 - 10 Mars, 2021

Brazili ka raportuar të martën një rekord të radhës sa i përket numrit të viktimave nga Covid-19.

Në bazë të të dhënave të raportuara nga ministria e Shëndetësisë në vend, vendi regjistroi të paktën 1,972 vdekje të reja Covid-19 gjatë një periudhe 24-orëshe, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të vendit në rreth 268,370.

Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në Brazil raportuan të paktën 70,764 raste të reja me koronavirus duke rritur numrin e rasteve totale në rreth 11,122,429. Në shtetin juglindor të vendit, Sao Paulo të martën, u regjistrua një numër rekord prej 517 vdekjesh të lidhura me Covid-19.

Nga e marta, numri i të vdekurve në Sao Paulo qëndron në rreth 62,101 kurse ai i të infektuarve në të paktën 2,134,020, sipas të dhënave zyrtare.

Brazili vazhdon të jetë vendi me numrin e tretë më i prekur nga pandemia në gjithë botën pas SHBA dhe Indisë, dhe bilancin e dytë më të lartë të vdekjeve nga Covid-19, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!