Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar 19,749 raste të reja me koronavirusi, nga 345,336 testime të kryera për persona të dyshuar si të prekur.
Autoritetet kanë njoftuar se në këtë periudhë kohore janë regjistruar 376 vdekje të tjera, shifër më e lartë krahasuar me një ditë më parë (318).
Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në shtetin italian është 100,479. Sipas të dhënave në kujdesin intensiv, janë 2,756 pacientë. Rajoni me rritjen më të madhe të rasteve është Lombardia: +4,084.
Shkalla e pozitivitetit bie nga 7.5% një ditë më parë në 5.7% sot, sipas të dhënave të 24 orëve të fundit të komunikuara nga Ministria e Shëndetësisë. g.v/abcnews.al