Dita e djeshme ka qenë afati i fundit për të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjedhje për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Partia Demokratike në listën e saj ka një nga lojtarët e njohur në Shqipëri dhe në Kosovë tashmë, që nga nisja e këtij sezoni. Ai është Gentian Muça, ish-kapiteni i Tiranës dhe mbrojtës i Prishtinës në këtë sezon.
Muaj më parë ai kishte zyrtarizuar pjesëmarrjen e tij në zgjedhje dhe tashmë konfirmohet gjithçka. Muça është i 28-ti në listën e PD në Tiranë. Megjithëse është i pranishëm, do ishte mrekulli nëse Muça siguron një ulëse në parlament për shkak të pozicionit të tij të ulët në listë. /abcnews.al