Kryeministri Edi Rama ka ironizuar listën e zyrtarizuar të koalicionit të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.
Rama në fjalën e tij ka thënë se nuk mund të bëhet më vendi me disa emra që thjesht kanë dalë në televizion.
Sipas kryesocialistit nuk është ka dhe Lesko ato që do të sjellin ndryshimin në Shqipëri.
“Sali Berisha ka vlerë në PD, por tani për çfarë ka më vlerë për të dhënë, do të ndalë ai emigracionin?Partia Demokratike ka krijuar një stendë me vazo antike, me fosile në këtë rast. Nuk kanë çfarë të japin me, e vetmja gjë është se kanë dalë në televizion. Agron Duka se ka nxjerrë ndonjëherë partinë nga garazhi, keni dëgjuar ndonjëherë ju. E kam unë një parti hajde me fut mua atje, dhe këtë duhet ta gëlltisë komuniteti në Durrës, se i duhet Agron Dukës të jetë patjetër deputet. Për çfarë arsye?
Se do me u bë ministër Bujqësie, se ka më shumë puna se shqiptarët, se ka më shumë vezë se shqiptarët, ndërsa Agroni ky si gjeli i Agrares duhet të hyjë në ministrinë e Bujqësisë, se s’ka kotec tjetër që e mban Dukën.
Ka mundësi tjetër për Vlorën që të jetë Lesko i KLSH që para tij Dash Shehi është njeri më esëll që ka Shqipëria. Kur e shikon gota e rakisë dehet para Bujar Leskos, do të bëhet Shqipëria me këto”, ka thënë kryeministri Rama./abcnews.al