Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Java e derbit në Kategorinë Superiore, zbardhet plani i plotë i FSHF-së

schedule20:35 - 8 Mars, 2021

schedule 20:35 - 8 Mars, 2021

Ishte java e Tiranës, pasi të gjitha skuadrat e kreut u ndalën. Bardheblutë kanë mundësinë të rifuten në garë për titull dhe këtë mund ta bëjnë sërish nga derbi i kryeqytetit, sërish më një ish-portier në stol. Gjithsesi, pa fluturuar, kampionët në fuqi nuk janë skuadra e vjetshëm dhe ata e dinë vetë diçka të tillë.

Të shtunën, prej orës 13:00, Tirana përballet me Partizanin në “Selman Stërmasi” dhe shpreson që fitorja e vet të shoqërohet edhe me ndonjë ndalim tjetër të rivalëve. Sigurisht Partizani do mundohet të bëjë autokritikë, pas asaj disfate të djeshme me Skënderbeun.

Java e 24-t sjell disa duele interesante, me Vllazninë që e hap javën me një ndeshje kundër Bylisit të premten. Në të njëjtën ditë dhe orë, 13:00, Kukësi pret Apoloninë në Elbasan, kurse të nesërmen Laçi do tentojë të reagojë në transfertë me Skënderbeun.  Java e 24-t mbyllet me Teuta-Kastrioti, të shtunën në orën 16:00. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 24
E premte, më 12 mars 2021
Ora 13:00 | Vllaznia-Bylis
Ora 13:00 | Kukësi-Apolonia

E shtunë, më 13 mars 2021
Ora 13:00 | Tirana-Partizani
Ora 13:00 | Skënderbeu-Laçi
Ora 16:00 | Teuta-Kastrioti

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!