VIDEO/ Dashamir Xhika “ZOT” në Shkodër, frenon super Vllazninë

schedule17:59 - 8 Mars, 2021

schedule 17:59 - 8 Mars, 2021

Vllaznia-Kukësi i pati të gjitha. Raste të shumta, penallti, pritje spektakolare dhe një hero: portierin Dashamir Xhika. 0-0, në një ndeshje ku shkodranët dhanë gjithçka për të fituar dhe i patën të gjitha mundësitë për ta bërë diçka të tillë. Në fund u mjaftua me një pikë, që e mban në vendin e parë mbi Laçin dhe Teutën, që kishin ngecur gjithashtu. Kjo javë foli për Tiranën, që triumfoi me Kastriotin në transfertë.

 

Klasifikimi pas javes se 23-te

 

NDESHJA – Vllaznia ka humbur shumë raste në pjesën e parë të takimit, me Nya Vedji që dha sinjalin e parë dhe më pas u la radhën Arlind Kalasë dhe Ardit Hoxhajt, të cilët u ndalën mrekullisht nga portieri Dashamir Xhika.

Edhe Kukësi kishte një mundësi shumë të mirë shënimi, me kapitenin Agim ibraimi. Ky i fundit, i vetëm me Zogovic, nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës në një nga rastet më të mira. Fraksioni i parë i lojës u mbyll me rrjeta të paprekura.

Minutat e para të pjesës së dytë nuk dhuruan ndonjë rast, ndërkohë që trajneri Brdaric hodhi në fushë lojtarë si Imeri, Dilaver dhe Cisse dhe ky i fundit fitoi një penallti në minutën e 70-të, pas një dueli me Bruno Lulajn.

Imeri ekzekutoi nga pika e bardhë dhe u ndal nga portieri Dashamir Xhika. Sulmuesi i shkodranëve edhe 10 minuta më pas kishte një mundësi të mirë shënimi, por gjuajti jashtë. Kalezic gjithashtu u mundua të vinte në provë portierin e Kukësit, me një gjuajtje të fortë që nuk ishte e saktë.

90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën pa gol dhe arbitri i katërt sinjalizoi edhe pesë minuta shtesë, me Vllazninë që u hodh në sulm për të shënuar golin trepikësh. Përpjekjet e tyre nuk u shpërblyen, madje Agim Ibraimi iu afrua shumë golit që do nxirrte Vllazninë duarbosh. /abcnews.al

VLLAZNIA-KUKËSI 0-0
VLLAZNIA (3-4-1-2): Zogovic – Gurishta, Adili, Imami – Kruja (Dilaver 65′), Krymi, Jonuzi, Nya Vedji (Shehi 92′) – Da Silva (Kalezic 21′) – Hoxhaj (Cisse 65′), Kalaja (Imeri 65′). Trajner: Thomas Brdaric
KUKËSI (4-2-3-1): Xhika – Baravykas, Lulaj, Kurdic, Demiri – Taipi, Tsintsadze – Peposhi (Dragoshi 85′), Ibraimi, Gashi (Matheus Leira 79′) – Eze. Trajner: Mirel Josa.
GJYQTARË: Kridens Meta, Denis Rexha, Nertil Bregasi, Dojando Myftari; GJYQTARË LINJE: Andi Koçi, Blerim Ziri
Kartonë të verdhë: Jonuzi 52′, Dilaver 82′, Kalezic 93′ / Tsintsadze 42′, Gashi 59′

79′ Demir Imeri i afrohet golit për Vllazninë. Sulmuesi anësor bëri më të vështirën brenda zonës, duke e çuar topin pranë shtyllës pingule

PRITJA E PENALLTISË NGA PORTIERI DASHAMIR XHIKA

70′ Penallti për Vllazninë, fituar nga afrimi i merkatos së janarit, sulmuesi Salim Cisse. Afrikani u rrëzua dhe arbitri Meta nuk kishte dyshime. Imeri goditi dhe Xhika e ndali. 

45+1′ Arlind Kalaja kishte të gjitha mundësitë të realiznte në portën e Kukësit, por nuk e mori topin mirë fillimisht dhe më pas Xhika ishte vendimtar me ndërhyrjen e tij

37′ Rast i artë për Kukësin, që iu afrua golit me sulmuesin Agim Ibraimi. Ky i fundit, i vetëm me portierin Zogovic, nuk realizoi. Malazezi e devijoi topin

20′ Dashamir Xhika shpëton sërish skuadrën e Kukësit, këtë herë pas goditjes me kokë të sulmuesit Ardit Hoxhaj

9′ Nya Vedji lëshoi sinjalin e parë në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Kukësit. Afrikani i shkodranëve u ndal nga portieri Dashamir Xhika

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!