Sipas MeteoAlb masat ajrore nga verilindja e kontinentit do të kushtëzojnë në vendin tonë mot kryesisht të kthjellët, por më të ftohtë gjatë pjesës së parë të ditës.
Por orët e pasdites sjellin shtim të vranësirave në zonat veriore duke rrezikuar gjatë mbrëmjes dhe natës reshje të pakta.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Moti i kthjellët dhe i ftohtë do të jetë prezent në të gjithë territorin e Kosovës.
Vranësirat do të jenë të pranishme gjatë paradite.
Por mesdita dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë Kosovë.
Maqedonia e Veriut
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë gjatë hënë në MV ku vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës do të jenë të pranishme por në sasi të pakta.
Temperaturat e ajrit do të luhaten nga -1 deri në 12 gradë.
Rajoni dhe Europa
Alpet e Europës dhe Europa veriore do dominohen nga vranësira dhe reshje dëbore.
Po ashtu vendet e rajonit të Ballkanit do të paraqiten me rrebeshe shiu.
Ndërsa mot të kthjellët do kenë Europa Perëndimore, rajoni i Mesdheut dhe Lindja.
/abcnews.al/