I vuri flakën drejtorisë Arsimore në Fier, gjykata merr vendimin për Indrit Alushaj

schedule12:26 - 7 Mars, 2021

schedule 12:26 - 7 Mars, 2021

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për mësuesin Indrit Alushaj, i cili pak ditë më parë i vuri flakën zyrës së Drejtorisë Arsimore në Fier.

Para Gjykatës Alushaj është shprehur se kishte 3 muaj pa punë dhe se i kishin premtuar rifillimin e një punë gjë e cila nuk ka ndodhur. Kjo duket se ka sjellë edhe veprimin e këtij të fundit.

Lexo edhe: E vërteta e piktorit që i vendosi zjarrin me benzinë “Arsimit” në Fier

Indrit Alushaj është nga Fieri, I diplomuar për pikturë në Universitetin e Arteve dhe punonte si specialist në DAR me kontratë provizore.

Kujtojmë se 33-vjeçari me një shishe benzinë I vuri flakën katit të dytë të drejtorisë Arsimore, ndërsa si pasojë e flakëve nuk u shpëtuan dokumentet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!