PSG nuk hasi probleme në fushën e Brest, fitoi 0-3 dhe siguroi kualifikimin në raundin e 1/8-ve të Kupës së Francës. Ekipi i Pochettinos e gjeti shpejt golin e avantazhit.
Kylian Mbappe u nis nga mesi i fushës në minutën e nëntë dhe realizoi një gol shumë të bukur. Dyfishimi erdhi në limitet e pjesës së parë, moment kur shënoi spanjolli Sarabia.
Kylian Mbappe realizoi një tjetër gol në minutën e 73-të, duke vulosur fitoren me “tris” të PSG-së, që të martën luan sfidën e kthimit në Champions League kundër Barcelonës. /abcnews.al