Policia ka hedhur dritë mbi konfliktin midis familjeve Pepa dhe Markola, pas vrasjes së Indrit Pepës. Gjashtë vite më parë autori dhe viktima kanë patur një konflikt dhe pse ishin shokë. Ky konflikt u pasua me të tjera ngjarje që i futi familjet në hasmëri.
Indrit Pepa i cili u vra mëngjesin e së enjtes në Mamurras kishte njohje me autorin Agron Markola, i shpallur në kërkim. Pepa dhe Markola u konfliktuan 6 vite më parë, ndërkohë që Pepa u largua drejt Gjermanisë për azil. Ai u qëllua u rrah nga dy vëllezërit Markola dhe u qellua me tytë të pistoletës. Por një vit më vonë Indrit Pepa ishte në një berberhane në qytetin e Mamurrasit, kur në këtë berberhane futet Azis Markola, një nga autorët e rrahjes.
Indriti në atë kohë ka qenë 20 vjeç sipas burimeve ka marrë një armë zjarri tip pushkë, për ta rrahur Azis Markolën. Në momentin kur Pepa hyn për të sulmuar Markolën, disa qytetarë e kanë kapur nga dora dhe e kanë mbajtur. Në përpjekje për t’u përmbajtur, një plumb është shkrepur nga arma duke e plagosur Azis Markolën në të dyja këmbët. Që nga ajo ditë, familja e Indrit Pepës është ngujuar brenda 4 mureve nga frika e hakmarrjes. Disa herë familja ka tentuar të shuajë konfliktin me Azis Markolën, por nuk ia ka arritur.
Tre vite më parë, viktima Indrit Pepa ka emigruar në Gjermani ku ka kërkuar edhe azil pasi në Shqipëri kishte deklaruar se ndihej i rrezikuar. Në Gjermani, ai është bërë babai i një vajzë e cila sot është 3 vjeçe./abcnews.al