Sadleva Bodo do të jetë drejtuesja e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Emërimi i saj në këtë detyrë vjen pas dorëheqjes së Adriatik Kupit i cili e mbajti si detyrë vetëm për 7 muaj.
Aktualisht, Bodo mban detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa më herët ajo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme.
Emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pritet të zyrtarizohet me vendimin përkatës në ditët në vijim.
Adriatik Kupi njoftoi mëngjesin e sotëm dorëheqjen nga drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./abcnews.al


